LAJMI I FUNDIT

Tenderi 3 milionësh për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” përfundon në Gjykatë Komerciale

Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë “INSI” SH.P.K., nesër do të bëjë dorëzimin e padisë dhe kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të OSHP-së, pranë Gjykatës Komerciale të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se në konferencën për media që do të mbahet në Pallatin e Drejtësisë, do të të pasqyrohen shkeljet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit, lidhur me tenderin: “Zhvillimi i master-planit per Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, në vlerë 3 milionë euro.

Mediave do t’i drejtohet avokati i kompanisë Qëndrim Arifi, ndërsa prezent në këtë konferencë do të jetë edhe Drejtori i kompanisë, Ismajl Baftijari.

Konferenca do të mbahet në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00. /Ballkani.info/