Organizata INPO ka analizuar performancën në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në implementimin e planifikimit të prokurimit për periudhën janar – shtator 2023 të kontratave të planifikuara për punë.

Në njoftimin e INPO thuhet se nga 215 aktivitete të prokurimit të planifikuara për kontrata për punë në këto pesë ministri është gjetur se vetëm 12.55% e tyre kanë rezultuar lidhje të kontratës.

Ndërsa pjesëmarrja e kontratave të lidhura në vlerën e parashikuar të kontratave për punë në të gjitha ministritë e monitoruara është vetëm 17%.

MASHTI nga 33 tenderë të planifikuar për punë ka nënshkruar vetëm 5 kontrata, MMPH nga 12 tenderë të planifikuar ka nënshkruar 7 kontrata, MKRS ka nënshkruar 5 kontrata nga 99 tenderë të planifikuar, MPB prej 32 tenderëve ka nënshkruar 3 kontrata, MI nga 29 tenderë ka nënshkruar 6 kontrata dhe MSH ka nënshkruar vetëm 1 kontratë nga 10 tenderë të planifikuar.

Njoftimi i plotë:

𝗣𝗲𝗿𝗳𝗼𝗿𝗺𝗮𝗻𝗰𝗮 𝗲 𝗠𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗿𝗲𝗮𝗹𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝘁𝗲𝗻𝗱𝗲𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝘂𝗻𝗲̈

🔎 Organizata INPO ka analizuar performancën e pesë (5) ministrive në implementimin e planifikimit të prokurimit për periudhën janar – shtator 2023 të kontratave të planifikuara për punë.

📊 Nga gjithsej 215 aktivitete të prokurimit të planfikuara për kontrata për punë në (pesë) 5 ministri, INPO ka gjetur se vetëm 12.55% e tyre kanë rezultuar me lidhje të kontratës. Pjesëmarrja e kontratave të lidhura në vlerën e parashikuar të kontratave për punë në të gjitha ministritë e monitoruara është vetëm 17%.

📌 Përzgjedhja e ministrive është bërë duke u bazuar në volumin e kontratave të planifikuara për punë për vitin 2023 dhe impakti që kanë projektet në jetën e qytetarëve. Të dhënat janë nxjerrë nga sistemi elektronik i prokurimit publik “e-prokurimi.rks-gov.net”.

📑 Analiza është fokusuar në krahasimin e Planifikimit të Prokurimit 2023, Njoftimit për Kontratë (B05) dhe Njoftimi për Nënshkrimin e Kontratës (B52).

Ministritë e monitoruara janë:

1. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT)

2. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)

3. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)

4. Ministria e Shëndetësisë (MSH)

5. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI)

⬇️ Për t’i kuptuar më lehtë gjetjet e kësaj analize, INPO ka dizajnuar katër (4) infografika në seri, të cilat përmbledhin të dhënat kryesore të analizës.