Tenderet e barnave në kohë pandemie: VV largohet nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi

Anëtarët e VV’së në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi janë larguar nga mbledhja që është mbajtur sot.

Siç merr vesh Gazeta Metro kjo ka ndodhur për të bllokuar votën e Komisionit, e cila do të dërgonte lëndën në Prokurori, lidhur me tenderët e barnave në kohë pandemie.

Anëtarët e kësaj partie kanë lëshuar mbledhjen, pikërisht pak para votës.

Kujtojmë se ditëve të fundit në media janë publikuar raportime  të ndryshme ku pasqyroheshin keqpërdorimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në bazë të këtyre, Ministri Arben Vitia u ka dhënë tenderë persona të afërt me të ku kanë ndodhur edhe keqpërdorime të tjera.