Tender i ri për zhvendosje të Newborn, ja sa do t’i kushtojë Komunës

Monumenti që është bërë simbol i pavarësisë së vendit, do të lëviz, por jo shumë larg.

Zhvendosja e Newborn-it, pritet të bëhet së shpejti, meqë po shihet si rrezik i mundshëm në vendin aktual.

Nga Komuna e Prishtinës bëjnë të ditur se tenderi për këtë punë tashmë është shpallur, njofton Klan Kosova.

“Dihet se është vendosur në vendin e gabuar, përballë hyrjes së Pallatit të Rinisë”, ka thënë Pacolli.

Tutje Pacolli ka treguar se sa do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës ky tender.

“Diku 15 mijë euro do të kushtojë shuma për zhvendosjen e NEWBORN’it”, ka thënë Pacolli.