Temperaturat sot në Kosovë deri në 30 gradë Celsius

Të dielën do të mbajë mot i nxehtë dhe me pak vranësira.

Dita e diele parashihet me intervale të gjata me diell dhe temperatura që parashihen të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.