Temperaturat në rënie, së shpejti borë gjithandej

Sipas parashikimeve të fundit, në fillim të javës së ardhshme një vorbull ciklonike me masa të ftohta ajrore polare pritet të depërtojë nga Rusia mbi rajonin tonë dhe Evropën qëndrore.

Parashihen edhe reshjet e para të dëborës, si dhe rënie të ndjeshme të temperaturave nën 0 gradë celsiu, raporton Ballkani.info.

Deri më tani modelet ende nuk kanë besueshmëri të lartë se në cilën ditë mund të ndodh ky depërtim, mirëpo datat më të besueshme janë 19-21 nëntor.

Ditëve të ardhshme mbetet t’i përcjellim zhvillimet e situatës sinoptike mbi Europë, dhe sa të besueshme mbesin këto parashikime./Ballkani.info/