Temperaturat në Kosovë sot do të shkojnë deri në 32 gradë

Sor pritet të mbizotërojë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Orëve të pasdites dhe vonë në mbrëmje ekziston mundësia për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullima.

Të shtunën vende-vende mund të ketë më shumë reshje, me mundësi edhe për breshër, njofton Prishtina Weather.

Në fillim të javës së ardhshme sërish pritet të mbajë mot i nxehtë, por i ndryshueshëm, me mundësi për reshje lokale shiu orëve të pasdites.
Indeksi i rrezeve UV të premten mbetet në vlera shumë të larta, e në fundjavë me tendencë të rënies në vlera mesatare dhe të larta.

14.08.2020 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite dhe në mbrëmje më vonë, mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 32C, e në vise malore 13 deri 24C. Do të fryejë erë e lehtë nga jugperëndimi, e në mbrëmje nga verilindja 1-4m/s. Indeksi UV: 8.

15.08.2020 – Vranësira dhe intervale me diell. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve të shpërndara me bubullima. Vende-vende mund të ketë më shumë reshje me mundësi edhe për breshër. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 16C deri 28C, e në vise malore 14C deri 22C. Erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-6m/s. Indeksi UV: 7.