Temperaturat e ulëta, MI tregon gjendjen e rrugëve në Kosovë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët në Kosovë janë të lira për qarkullim dhe në disa segmente është hedhur edhe kripë.

Kjo meqë temperaturat kanë rënë nën zero dhe kanë krijuar ngrica në pjesën e sipërme të infrastrukturës.

Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 rrugët janë kryesisht të kalueshme dhe pa borë, përfshirë disa intervenime me kripë dhe rërë në rrugët N9 Prishtinë-Mutidovë (segmenti Koliq-Mutidovë), N5 QMI-Mutidovë (segmenti Shtime-Carralevë) dhe R102 Komoran-Carralevë (segmenti Shalë-Carralevë), shkaku i temperaturave nën zero (-0) dhe krijimit të ngricave mbi shtresën qarkulluese.

-Infrastruktura rrugore e rajonit të Pejës është krejtësisht e lirë për qarkullim.

-Rrugët janë të kalueshme edhe në rajonin e Ferizajt.

-Edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Prizrenit po mirëmbahet dhe të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, me përjashtim të shpërndarjes së kripës në drejtimin Suharekë-Caralevë.
-Në rajonin e Gjilanit gjendja e rrugëve është e mirë dhe pa ndonjë pengesë eventuale.

-Rrugët janë krejtësisht të lira për qarkullim edhe në rajonin e Gjakovës, pa ndonjë intervenim shtesë, pos mbikëqyrjes rutinore.

Autoudhët e Kosovës janë poashtu të lira për qarkullim, duke theksuar shpërndarjen e kripës në autoudhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, si masë parandaluese e krijimit të ngricave shkaku i temperaturave nën zero (-0).

Ministria e Infrastrukturës vazhdon t’i mbajë të informuar të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, për gjendjen e rrugëve mbi të cilat zotëron kompetencë.​