Temperaturat e larta – Haziri, liron nga puna personat me sëmundje kronike

Të gjithë punëtorët në sektorin publik, që kanë problem me sëmundje kronike do të jenë të lirë ose do të punojnë me një orar të kufizuar, në mënyrë që ta përballojmë këtë kohë me temperature të lartë, ka njoftuar Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Sipas tij kjo po bëhet në mënyrë që të mos ketë pasoja në njerëz.

“Apelojmë edhe qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin në temperature të larta. Sot Gjilani ka një mot me temperaturë 40 gradë celsius dhe ditët në vazhdim do të jenë me temperature tropikale. Gjithashtu nga burimet private apeloj që të mbrohet edhe prona publike, të ketë kujdes maksimal dhe të mos bëhen inicime të zjarreve, të ketë kujdes maksimal në komunikacion deri në kapërcimin e thatësisë”.

Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarave për shmangien e lëvizjes gjatë temperaturave shumë të larta për personat e moshuar fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

“Gjilani që nga 13 qershori është duke kaluar nëpër një thatësi shumë të madhe. Deri sot me mbështetjen dhe bashkëpunim të plotë me qytetarët e Gjilanit kemi arritur që të menaxhojmë me lojalitet të plotë situatën e thatësisë. Mirëpo thatësia e madhe që po kalojmë tani kërkon një kujdes edhe më të madh për njerëzit dhe pronat njëkohësisht”.

loading…