Temperaturat e larta, disa këshilla se si të kujdeseni për veten

Ndiqni këto këshilla për të tejkaluar më lehtë temperaturat e larta.
Ditëve në vazhdim është paralajmëruar se një valë e nxehtësisë do të përhapet në të gjithë Evropën, me temperatura që pritet të kalojnë përmbi 40 gradë celsius në pjesët më të nxehta të kontinentit, raporton “The Independent”.

Nesë një trup nuk mundet të i përballoj temperaturave të larta, gjasat që të përjetojn “infarkt” nga nxehtësia janë tepër të mëdha. Andaj këtu mund t’i gjeni disa nga simptomat e “heatstroke”, që duhet të keni kujdes, përgjatë këtyre ditëve të nxehta.

Një person mund të përjetoj këtë goditje ngaa nxehtësia nësë trupi i tij/saj është tej nxehur në në shkallë shumë të dëmshme. Po ashtu, një person mund të përjetoj “heatstroke”, nëse janë lodhur nga mos përballimi i nxehtësis. Nëse një person shpenzon shumë kohë në diell dhe në temperatura të nxehta, mund të bëhen të dehidratuar.

Në këtë pikë, trupi mund të mos prodhoj ndjersë, që nënkupton që trupi nuk do të mund të ftohet vetvetiu. Dhe kjo mund të çoj deri tek rreziku.

Andaj, këshillohet nga mjekët që përgjatë këtyre ditëve të pini shumë ujë, mos t’i ekspozoheni diellit në orët kur temperaturat janë më të larta, si dhe mos pini shumë alkool.