Një agjenci amerikane në një studim ka zbuluar se temperaturat do të vijojnë të rriten ndjeshëm për shkak të emetimeve të gazit serë. Sipas studimit, ky fenomen është i pamundur të ndalohet. Deri në vitin 2100 temperaturat mesatare do të rriten me 3.5 gradë celcius, dhe ky fenomen do të jetë i pamundur të ndalohet.
Kjo është zbuluar nga një studim me mbi 500 faqe të një agjencia federale amerikane, Administrata për Sigurinë e trafikut të autostradave kombëtare. Rruga e vetme është pakësimi i emisioneve të gazit serë, pra të braktisen burimet fosile, gjë që sot nuk është e realizueshme. Studimi është prodhuar për të mbështetur vendimin e administratës së Donald Trump për të bllokuar ngritjen, e kërkuar nga ish-presidenti Barack Obama, të standardit të efiçencës energjitike për veturat dhe furgonët që do të ndërtohen pas vitit 2020. Rritja me 3.5 gradë është llogaritur duke studiuar temperaturat e regjistruara mes viteve 1986 dhe 2005.







