Ditëve në vijim mot stabil, pa të reshura, me vransira dhe diell. Temperaturat në rritje, të hënën afër 30C.
6.05.2020 – Gjatë ditëve të ardhshme mbi rajon do të depërtojnë fusha të presionit të lartë nga Europa qëndrore. Në këto kushte pritet të mbajë mot më stabil, të enjten me vransira, e ditën e premte kryesisht kthjellët. Nga Mesdheu gradualisht do të shtrihen masa të ngrohta ajrore që do të rrisin temperaturat.
Në fundjavë do të mbajë mot më i ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell, e ditën e hënë pritet të mbajë mot shumë i ngrohtë me kthjellime.
7.05 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me vransira dhe intervale me diell.
8.05 – Në mëngjes ftohtë. Ditën kryesisht kthjellët dhe më ngrohtë. Në mbrëmje vransira të shtresave të larta.
9.05-10.05 – Të shtunën ngrohtë, intervale vransirash dhe diell. Ditën e diel ngrohtë, kryesisht me vransira, gjatë ditës edhe intervale me diell.
11.05 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
Temperaturat do të jenë në rritje me minimale nga 2C deri në 8C, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 25C, e ditën e hënë mund të arrijnë në 28C deri 29C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-9m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi 2-5m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje, e më pas nga fundjava në rënie graduale përreth vlerave normale. /PrishtinaWeather








