“Prishtina Weather"

Temperatura sot në Prishtinë 21 gradë, s’kishte ndodhur që nga vitet e 70-ta

“Prishtina Weather” ka njoftuar se sot në Prishtinë në orën 14:00, sipas matjes së bërë në Aeroportin e Prishtinës, temperaturat kanë shënuar 21 gradë celsius.

Kjo është temperatura më e lartë e shënuar në muajin dhjetor që nga vitet e 70-ta.

“21C në Prishtinë. Temperaturë rekorde për muajin dhjetor.

Erërat e forta jugore kanë sjellë masa mjaft të ngrohta afrikane mbi rajon.  Deri në orën 14 në aeroportin e Prishtinës temperatura më e lartë është 21°C. Kjo edhe është temperatura më e lartë në Prishtinë për muajin dhjetor, në shënime që nga vitet e ’70-ta.

Në orën 14, 20.1°C ishte temperatura më e lartë në qendër të Prishtinës, në stacionin automatik të motit tek Observatoriumi i Prishtinës”, shkruan Prishtina Weather.