Temperatura rekord në qendrën e banuar pranë Polit të Veriut, 14 gradë më shumë

Të dielën e 14 korrikut, në Alert, në një qendër të banuar në veri të planetit në Kanada, termometri shënoi 21 gradë, ose thënë ndryshe 14 më shumë se temperatura mesatare e sezonit.

Fshati ndodhet në Nunavut, 960 kilometra larg Polit të Veriut.

“Është një ngjarje e pazakontë, nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Ky rekord është shumë ndryshe nga më parë, është diçka e papritur”, deklaroi eksperti i klimës David Phillips, i Departamentit Ambiental kanadez.

Ndërkohë në Alert një rast i ngjashëm ndodhi në 8 korrik 1956, kur termometri shënoi 20 gradë, por në atë rast ishte diçka e pazakontë.

Me temperatura të tilla, sipas Phillips, nuk mund të mohohet lidhja me ndryshimet klimatike.

Edhe Armel Castellan, meteorolog pranë ministrisë kanadeze të Ambientit e mbështet këtë hipotezë duke thënë, “Është një e dhënë statistike fenomenale, një rekord absolut i lidhur me ngrohjen globale”.

Castellan shpjegoi se rritja e papritur e temperaturave në Alert, vjen prej presionit të shtuar nga Groenlanda, që ushqen erërat që vijnë nga jugu, ndërsa kujton se Arktiku po ngrohet trefish më shpejtë në raport me pjesën tjetër të planetit.