Temperatura deri në minus 5 gradë, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Dy ditët e ardhshme në vendin tonë pritet të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.