Garimi i Albin Tahirit
Televizioni publik i Serbisë shfaq flamurin e Kosovës, “çmendën” serbët
Kosova po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”. Shteti ynë në këtë olimpiadë përfaqësohet nga dy skitarë, Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.
Pjesëmarrja e Kosovës në “Pekini 2022” e ka afirmuar edhe më shumë shtetin tonë, duke e ngritur flamurin në mesin e qindra shteteve dhe në shtetin që ende nuk e njeh pavarësinë.
Rezultatin më të mirë historik në LOD e ka arritur pikërisht skitari Albin Tahiri i cili në “lëshim” është renditur në mesin e 15-të më të mirëve në botë.
Ky rezultat i Tahiri e ka marrë vëmendjen edhe të shteteve fqinjë, respektivisht të Serbisë.
Ka qenë televizioni publik serb, RTS, i cili e ka transmetuar drejtpërdrejt garën e lëshimit dhe suksesin e Albin Tahirit.
Transmetimi i kësaj gare nga RTS-i nuk ka kaluar pa u vërejtur nga serbët.
“Zonja dhe zotërinj, RTS-i ju prezanton. Çfarë është kjo”, ka shkruar një përdoruese e Twitterit, duke shfaqur edhe fotografinë ku shihet Albin Tahiri dhe flamuri ynë.