Telekomit dhe IPKO-s u vazhdohet licenca edhe për 20 vitet e ardhshme

​Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) u ka vazhduar edhe për 20 vitet e ardhshme përdorimin e resurseve frekuencore, Telekomit të Kosovës dhe IPKO-s.

Kryetari i ARKEP, Kreshnik Gashi tha se sot është një moment i rëndësishëm pas një procesi të gjatë prej 18 muaj.Ai shpjegoi se të dy këta operator kanë bërë kërkesë në ARKPE për përdorim të resurseve dhe pas analizës dhe në pajtueshmëri me Ligjet e Kosovës kjo gjë u ëhstë mundësuar.

“Kjo mundëson hapjen e brezave të tjera shtesë që mundëson të hapen edhe teknologjitë tjera si ajo 5g. Mund të them se vlerë e resurseve për Telekomin e ndarë me këste është 15.7 milionë euro ndërsa për IPKO mbi 11.7 milionë euro”, tha Gashi.

loading…