Telekomi po përballet me sulme kibernetike

Telekomi i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është duke u ballafaquar me sulme kibernetike.

Sipas kësaj kompanie, sulmet kanë filluar që nga ora 8:00 e mëngjesit, njofton Klan Kosova.

“Sulmi ka filluar në orën 8 të mëngjesit. Ekipet tona i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marrë intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit”.