Telekomi i Maqedonisë teston 5G në Shkup

elekomi i Maqedonisë testoi me sukses teknologjinë 5G në qendër të Shkupit dhe kompani tha se këto testime po realizohen përpara lançimit komercial në 2020.

Kompania tha se synon me 5G të ofrojë internet wireless super të shpejtë, realitet virtual, lojëra VR në kohë reale dhe transmetim video ultra-HD.

CEO i Telekomit të Maqedonisë Nikola Ljusev tha se kanë punuar prej vitesh për ndërtimin e një infrastrukture rrjeti i cili do tu shërbejë mësë miri me teknologjie 5G.

Ai tha se me prezantimin e teknologjisë 5G jo vetëm do të krijohen kushte më të mira për zhvillimin e teknologjisë dhe informacionit por edhe të nxitet zhvillim ekonomik në Maqedoni.

Me teknologjinë 5G ekspertët thonë se mënyra sesi një shoqëri funksion do të ndryshojë e tëra që nga mjekësia, edukimi deri tek të bërit biznes. Telekomi i Maqedonisë është nën pronësi e gjigandit Gjerman Deutsche Telekom.

Një muaj më parë në Shqipëri Vodafone Albania testoi teknologjinë 5G.