Telegram është sulmuar nga hakerët shtetërore Kinezë thotë ekzekutivi i kompanisë

Shefi ekzekutiv i Telegram, një aplikacion komunikimi popullor i enkriptuar, tha ditën e Mërkure se shërbimi pësoi një sulm nga një “aktor shtetëror” dhe për këtë fajësoi Kinën.

Shërbimi u godit nga një sulm i fuqishëm DDoS që origjinonte nga adresa IP në Kinë u shpreh Pavel Durov.

Sulmi koinçidoi me protestat në Hong Kong shtoi ai. Sulmet DDoS janë sasi të mëdha kërkesash dërguar drejt objektivave të caktuar duke për të përmbytur kapacitetet e tyre dhe shkaktuar ndërprerje.

Qindra mijëra vetë dolën në protesta në Hong Kong kundër një ligji kontrovers i cili lejonte ekstradimin e qytetarëve në Kinë.

Media shtetërore Kineze ka dënuar protestat të cilat thotë se janë të motivuar nga jashtë.

Telegram dhe aplikacionet e tjera të enkriptuara të komunikimit kanë shërbyer si mjete popullore për protestuesit globalisht të cilët i përdorin për tu koordinuar.

Aplikacione të ngjashëm kanë pësuar bllokime gjatë lëvizjeve politike në Hong Kong. Në 2014-ën gjatë lëvizje Umbrella, Pekini ndërpreu aksesin në aplikacionin e komunikimit Instagram.

Zyrtarët Kinezë mohuan përfshirjen në sulmin e fundit ndaj Telegram dhe thanë se Kina gjithnjë përfundon viktimë e sulmeve të jashtme.