Mediat serbe kanë reaguar pas marrëveshjeve të sotme të arritura mes Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.
Pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive filloi nënshkrimi i marrëveshjeve.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nënshkruan nëntë marrëveshje të përbashkëta pas mbledhjes së tyre sot në Pejë.
Këto marrëveshje pritet që të heqin barrierat në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Por, marrëveshjet e arritura kanë zgjuar reagime nga mediat serbe.
“Nëntë hapa më afër Shqipërisë së Madhe?”, shkruan portali serb, “Telegraf”. /Lajmi.net/







