Telefoni që ka dy ekrane dhe kushton 460 dollarë

Softueri i inteligjencës artificiale të kamerës është testuar me 4,000 skena të ndryshme për të kapur imazhet më cilësore.

Ndërsa konkurrentët lokalë si Vivo, Oppo, Xiaomi dhe Honor kanë provuar mekanizma të ndryshëm për të mundësuar një telefon me ekran pa skaje dhe pa “notch”, ZTE ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të arritur këtë objektiv.

Duke hequr kamerën frontale, telefoni i detyron përdoruesit shfrytëzojnë kamerën e pasme nëse duan të bëjnë selfie por me një detaj interesant: Nubia X ka dy ekran, një frontal 6.26-inç FHD+ LCD dhe një të pasme 5.1-inç FHD 720p.

Qëllimi i ekranit dytësor OLED është të realizoni foto selfie duke përdorur vetëm kamerat “e pasme.”

Përveçse i shërben kamerës, ekrani OLED i “pasëm” mund të shërbejë edhe si ekran që mund ta përdorni çdo ditë.