Kosova ka hyrë në një izolim të gjerë për shkak të përhapjes së virusit covid-19, madje vendimet e fundi të Qeverië kanë urdhëruar për orë policore.

Shumë biznese janë mbyllur për shkak të masave mbrojtëse nga virusi corona, në anën tjetër gjenddja financiare po vështirësohet për punëtorët e sektorit privat pasi do të kenë probleme me marrjen e pagave mujore.

Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi i cili në një postim në Facebook ka kërkuar takim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin për të shprehur shqetësimin e tij dhe të atyre që përfaqëson, transmeton Ballkani.info.

“Fillimi i mujit të ri po afrohet, rrogat duhet të dalin sepse shpenzimet jetësore po vazhdojnë përkundër izolimit ato veç sa janë rritur (me hanger e me pi , mu ngroh a me pagu telefon e naftë, etj etj )”, ka shkruar ai në Facebook.

Situata sociale në vend po vështirësohet për shkak të përhapjes së virusi covid-19, madje dje janë regjistruar 26 raste të reja. /Ballkani.info/