Tekste, ide e veshje të njejtë – A po e kopjon Tayna këtë artiste shqiptare (FOTO/VIDEO)

Tayna, e cila tani është emër i njohur i estradës shqiptare, arriti famën e saj në hapa të shpejtë dhe me pak projekte të publikuara.

Gjatë ‘rrugës së famës’, ajo nuk iu shpëtoi as kritikave e lavdatave të publikut.

Disa e përkrahin për nga ana artistike dhe kreative, ndërsa pjesa tjetër e kritikojnë për paraqitje jo-origjinale.

Në projektet e fundit, Tayna si duket nuk është kursyer që të kopjojë tekste këngësh, ide, apo edhe stile të veshjes, shkruan PORTALI.info.

Në këngën e fundit të titulluar ‘Sicko’, Tayna shfaqet me një qafore me mbishkrimin ‘Sicko’.

Këtë lloj qafore, e ka përdorur rreth një vit më parë edhe këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe vepron jashtë Kosovës, Adelina Ademi.

‘Kopjimi’ i stilit apo paraqitjes së Adelinës nga Tayna nuk ndalet me kaq.

Në këngën e titulluar ‘Pow Pow’, Tayna shfaqet me veshjen e njëjtë si të Adelinës, përpos se dallon tek ngjyra.

Tayna duket se ka ‘kopjuar’ edhe ritmin dhe një pjesë të tekstit të Adelinës në këngën ‘Fake’, e cila ngjason me këngën e Adelinës të titulluar ‘Let em eat cake’.

Krejt në fund, projekti që Tayna e ka publikuar në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, si duket e ka titullin e ‘kopjuar’ gjithashtu nga Adelina.

Adelina ka lansuar në fillim të vitit 2018 këngën me titullin ‘Bye bye bye’, ndërsa Tayna ka publikuar bashkëpunimin me Dafinën në gusht të këtij viti, me po të njëjtin titull ‘Bye bye’.

Adelina Ademi është 24-vjeçare nga Ferizaj, e cila ka lindur në Australi ku edhe jeton e vepron tash e një kohë të gjatë.

Adelina është këngëtare, tekstshkruese dhe prodhuese e melodive.

Ajo këndon në zhanrin Rnb, Pop dhe Hip-hop, ndërsa për momentin është duke jetuar në SHBA, ku edhe po punon rreth projekteve të reja.

loading…