Tek zyrat e KQZ-së në veri gjenden granata të dorës

Një shpërthim i ri është dëgjuar tek “Tre Rrokaqiejt “në Mitrovicë të Veriut pasditen e së martës së 6 dhjetorit.

Këto ngjarje ndodhën pasi zyrtarët komunal të KQZ-së u pamundësuan të shkonin në zyrat e tyre për të nisur përgatitjet e tyre për zgjedhjet e 18 dhjetorit.

Pjesëtarë të forcave policore në numër të shtuar ndodhen mbi urën kryesore të Ibrit.

Qytetarët, kryesisht shqiptarë, të cilët kanë nevojë të shkojnë në shtëpitë e tyre nga jugu në veri, nuk po lejohen nga policia të qarkullojnë përmes urës kryesore.

Megjithatë, në njoftimin e policisë është theksuar se nuk ka persona të lënduar si pasojë e shpërthimeve të ndodhura gjatë të martës së 6 dhjetorit.