Policia e Kosovës

Tejkaloi shpejtësinë, policia i shqipton gjobë prej 300 eurosh

Njësia rajonale e trafikut rrugor në Gjilan, gjatë kontrollit të aksionit kanë hasur një rast të shkeljes së kufizimit të shpejtësisë, ku një shofer u kap duke e tejkaluar shpejtësinë. Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte prej 40 km/h, shoferi udhëtonte me shpejtësinë prej 94 km/h.

Autoritetet e trafikut në Gjilan kanë reaguar menjëherë ndaj kësaj shkelje, duke shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh për shoferin dhe duke i caktuar tri pikë negative në licensën e tij të drejtimit. Për më tepër, ai është ndaluar nga drejtimi i mjeteve motorike për një periudhë. / Insajderi.org/

Njoftimi i plotë: