gjoba

Tejkaloi në vijë të plotë, policia e gjobitë një person në Mitrovicë

Policia e Kosovës i ka shqiptuar gjobën prej 150 euro një personi në Mitrovicë, pasi i njëjti ka tejkaluar në vijë të plotë.

Sipas njoftimit të policisë, kjo gjobë ka ardhur pas disa pamjeve të publikuara në media.

Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Njoftimi i plotë:

Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicë Jug, shqipton gjobë për ngasësin e automjetit për tejkalim në vijë të plotë

Vushtrri,  26  gusht  2021

Në vijimësi të ngritjes së masave të sigurisë në  trafikun rrugor dhe  me qëllim të parandalimit dhe identifikimit  të kundërvajtësve, Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë  Jug, përveç patrullimeve dhe  angazhimeve tjera, i përgjigjet dhe merr masa ndaj çdo kundërvajtësi qe raportohet nga ana e qytetareve.

 Një rast i tillë është identifikuar edhe sot ku në media është publikuar  një lajm  për një automjet i cili e ka tejkaluar në vijë të plotë, i cili kishte qenë duke qarkulluar  në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, në fshatin Maxhunaj ka hyrë në tejkalim të kolonës në vijë të plotë duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik.

 Njësia e trafikut rajonal, ka arritur ta identifikoj ngasësin dhe t’ia shqiptoi tiketën  në bazë të dispozitave të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.

 Policia  ne rajonin e Mitrovicës fton qytetaret që të raportojnë çdo lloj kundërvajtje tek Policia e Kosovës, e ndaj të gjithë kundërvajtësve do të ndërmerren masa të parapara me ligj.