Teatri, babëzia, injoranca dhe deliri në veprim

Duke ndjekur intervistën në “Opinion” të Edi Ramës me gazetarët (pjesën për Teatrin Kombëtar), m’u ngjall edhe një herë një pikëpyetje që ngrihet në rrethet gazetareske mbi kryeministrin. Pikëpyetja është se çfarë dominon në projektet Rama të shembjes së monumenteve të kulturës si Stadiumi e Teatri: babëzia e hajdutit që kërkon të ketë sa më shumë para për pushtet dhe pushtet për para apo sëmundja e narcizistit delirant e mitoman, që mendon se historia fillon me të?

Ka që ngulmojnë se duhet ta harrojmë delirin dhe historinë.