Team Jako ia vjedhin këngën Don Xhonit, reagon ashpër reperi shqiptar

Reperi ka reaguar pasi një grup reperësh kanë vjedhur këngën e tij.

Reperi shqiptar, Don Xhoni është përballur me disa akuza se ai ka vjedhur këngën e tij, “Kokaina”.

“Kokaina” është kënga e cila mori mjaft vëmendje të publikut shqiptar teksa edhe u pëlqye shumë.

Së fundmi ai u akuzua se vodhi projektin muzikor nga disa reperë të quajtur Tema Jako, të cilët publikuan një këngë thuajse 100% e njëjtë.

Don Xhoni nuk vonoi dhe iu përgjigj këtyre akuzave me fakte.

Ai në Instastory në profilin e tij zyrtar të Instagramit ndau disa video ku tregoi se nuk ishte ai që vodhi por Team Jako.

Në video shihet kanali zyrtar i Youtube të reperëve ku shihet edhe data e publikimit të këngës e cila daton më 20 janar 2021.

Gjithashtu reperi më pas u shpreh se Youtube e kishe fshirë automatikisht këngën për shkak të ngjashmërive të mëdha.

“Kokaina” fals edhe Youtube e ka fshi automatikisht aq shumë e kanë kopjuar njëjtë. E përshëndes Bullgarinë dhe juve do faqe që e keni përkrahë e mezi nuk prisni me qit dikë poshtë në këtë rast mu, ua përshëndes më të dashurit”, shkroi Don Xhoni në videot që publikoi.