Të veshur me jelekë antiplumb, publikohet fotoja e fundit e ambasadorit amerikan dhe punonjësve të tij në Kabul. Flamurin me vete!

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka publikuar në Twitter fotografinë e fundit të përbashkët të zyrtarëve të ambasadës amerikane në Kabul.

Në fotografinë e publikuar nga Blinken shihet ambasadori amerikan në Afganistan, Ross Wilson, me flamurin amerikan në dorë të mbështjellë në formë trekëndëshi dhe zyrtarët e tjerë të ambasadës.

Të gjithë punonjësit e ambasadës shihen në fotografi kishin të veshur jelekë antiplumb.

“Falenderim i veçantë ambasadorit Wilson dhe ambasadorit Bass, dhe ekipet të ambasadës amerikane në Kabul për punën dhe guximin për t’i dërguar njerëzit në ambient më të sigurtë. Unë jam i bindur se aftësitë dhe përkushtimi i tyre do të vazhdojnë të avancojnë punën dhe diplomacinë tonë konsullore kur fillon një kapitull i ri”- ka shkruar Blinken.

Blinken