Më 12 qershor, të shtunën, në Lipjan, do të bëhet përurimi i shtatores së Dëshmorit të Kombit, Xhavit Kozhani i njohur si “Burgia”.
“Kemi nderin dhe këaqësinë të ju njoftojmë se me datë 12 Qershor 2021, duke filluar nga ora 13:00, do të bëhet përurimi i shtatorës së dëshmorit të kombit – Xhavit Kozhani “Burgia””, thuhet në njoftim.
Shtatorja do të vendoset te Biblioteka e qytetit në Lipjan, respektivisht te rruga që mban emrin e Xhavit Kozhanit. /Ballkani.info/







