Aksidente

Të shtunën në Kosovë ndodhën 43 aksidente trafiku, 18 prej tyre ishin me persona të lënduar

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku.

Policia në raportin e saj 24-orësh njofton se 18 prej aksidenteve ishin me persona të lënduar, kurse 25 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Të shtunën po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 119 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Ndërkaq, 29 persona janë arrestuar, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.

VIDEO BONUS: Qytetarët urojnë ditën e Pavarësisë së Kosovës, shpresojnë për ditë më të mira