Foto

Të shtënat në Pragë, gazetari çek që punon në Kosovë e që u gjend atje: E mbylla derën para se vrasësi ta hapte atë

Gazetari çek që punon në Kosovë, Jakob Weizman, ka bërë një postim në X, ku ka treguar rreth situatës që po mbretëron në Pragë pas të shtënave vdekjeprurëse.

Ai thotë se aktualisht gjendet i ngujuar në klasë.

“Qitësi ka vdekur, por po presim të evakuohemi. Lutemi të dalim të gjallë. E mbylla derën para se qitësi të tentonte ta hapte atë”, shkroi ai.

Në një universitet në Pragë për shkak të të shtënave kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur.

Këtë e ka konfirmuar policia e  Çekisë, raporton BBC.

Se cili ishte motivi i të shtënave ende nuk dihet, po ashtu as numri i personave të vrarë dhe të plagosur.