Të shtënat me armë afër selisë së PDK-së dyshohet të kenë ndodhur rreth një borxhi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një gjuajtje me armë ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, gjatë mbrëmjes së sotme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia, të cilët janë duke e bërë ekzaminimin e vendit, e tërë ngjarja ka ndodhur para selisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova ka mësuar se krejt këto nuk kanë farë të bëjnë me këtë subjekt politik, por mendohet të kenë ndodhur si pasojë e një borxhi.

Jo zyrtarisht Klani ka mësuar se policia është shumë afër identifikimit të personave që janë të përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërsa, nga policia kanë thënë “Bëhet e ditur se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”.