Të shtëna në një sinagogë pranë San Diegos në SHBA, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një burrë u arrestua për t’u marrë në pyetje pas raportimeve për të shtëna në një sinagogë në qytetin Poway në Kaliforni.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, Departamenti i Policisë në San Diego po ndihmon policët me këtë incident.

“Ka të lënduar. Kjo është një situatë në zhvillim”, citohen autoritetet.

Megjithatë, siç është thënë tutje, “tanimë nuk ka kërcënim, megjithatë ne do të sigurojmë patrullim shtesë në vendet e adhurimit”. Incidenti vjen gjashtë muaj pas të shtënave në një sinagogë në Pittsburgh.

Në tetor, saktësisht gjashtë muaj më parë, 11 vetë u vranë dhe katër policë u plagosën, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një sinagogë në Pittsburgh.