Rugovë

Të shtëna me armë zjarri në Rugovë, konfiskohet AK-47 e plot fishekë

Mbrëmjen e së shtunës janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në Rugovë të Pejës.

Policia pasi ka arritur në vendin e ngjarjes ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet të jetë autori i gjuajtjes me armë.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një AK-47 me 58 copë fishekë dhe një armë zjarri 20-she me 22 copë gëzhoja.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Pas disa të shtënave me armë zjarri, policia tek i dyshuari mashkull kosovar në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47 me 58 copë fishekë dhe një armë zjarri 20-she me 22 copë gëzhoja. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

VIDEO BONUS: Në Mitrovicë zbulohet shtatorja e komandantin legjendar, Adem Jashari