Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak më parë në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Sipas burimeve të lajmi.net të shtënat me armë zjarri u dëgjuan saktësisht në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa deri më tani është bërë e ditur se të përfshirë në këtë rast janë dy persona.

Tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe Policia e Kosovës, të cilët po merren me rastin.