Të shtëna me armë zjarri në një dasëm në Pejë

Një person është arrestuar pasi që ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, njofton Policia e Kosovës.

Nga i dyshuari janë konfiskuar dy pistoleta pa municion, dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në fshatin Kotradiq, para dy ditësh, përcjell Ballkani.info.

Komunikata e Policisë:

Fsh. Kotradiq, Pejë 16.08.2019 – 21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Nga i dyshuar janë konfiskuar dy pistoleta pa municion. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

loading…