Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot gjatë ditës në një aheng familjar në Ferizaj.

Lidhur me rastin, Policia ka identifikuar një person ndërsa ka konfiskuar një armë zjarri.

“Sot, rreth orës 12:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën ” Tirana” në Ferizaj, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit. Policët e rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar të dyshuarin M.H(M/K) i moshës 65 vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri”, njofton Policia.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar një armë zjarri ( pistoletë).

Rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës “.