Të shtëna me armë zjarri në Miradi, identifikohet një person

Sonte janë dëgjyar disa të shtëna më armë zjarri në fshatin Miradi të komunës së Fushë Kosovës.

Nga Policia e kanë konfirmuar se kanë identifikuar një person.

“Rreth orës  20:30, kemi marrë informatën se  në fshatin “Miradi” në Fushë Kosovë,  dyshohet të ketë pasur të shtëna armësh.

Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për të lënduar, ndëkaq policia ka identifikuar një person të dyshuar.

Aktualisht hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.