Të shtëna me armë zjarri në lagjen “Arbëria” të Prishtinës

Rreth orës 20:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën Vicianum në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për Koha.net ka bërë të ditur se me këtë rast nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 20:00 në rr. Vicianum ka ndodhur një rast gjuajtje me armë. Policia ka dal në vendngjarje dhe po merret me rastin. Nuk ka të lënduar”, ka thënë Krasniqi.