Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Mbrëmjen e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Demokracia.com se nuk raportohet për ndonjë të lënduar nga këto të shtëna me armë zjarri.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, ka treguar Borovci.

Sipas tij, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar, përderisa hetuesit policor janë duke u marrë me ndriçimin e të gjitha rrethanave për këtë rast. /Demokracia.com/