Sot rreth orës 19:50, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në lagjen “Arbëri” në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar nga zyrtari i Policisë për Informim, Daut Hoxha, për lajmi.net.
Ai ka thënë se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
“Rreth orës 19:50 është raportuar se në parkun e ri të lagjes ‘Arbëria’ në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Detajet tjera do të mësohen pas raportimeve shtesë”, ka thënë ai.







