Një turmë e madhe protestuesish iranianë kanë kërkuar dorëheqjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pasi u konfirmua se ushtria iraniane e ka qëlluar gabimisht aeroplanin ukrainas në të cilin ndodheshin 176 njerëz brenda.

Nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë video ku dëgjohen të shtëna me armë zjarri në afërsi të protestuesve në Tehran, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Në videot në fjalë gjithashtu shihen njollat e gjakut në tokë dhe imazhe të njerëzve me pushkë që duket se janë forca të sigurisë.

Aty gjithashtu vërehen edhe pjesëtarët e policisë të cilët me shkopinj i godasin protestuesit; ndërsa këta të fundit dëgjohen duke bërtitur “mos na godisni”.

More chants in Iran: "The regime told us our enemy is the US. But actually, our enemy is right here"

"There are protests mostly around the anger that Iranians feel towards the gov after they admitted IRGC shot down the Ukraine Airlines aircraft" https://t.co/6Th8FsaJxs pic.twitter.com/GakeOUDvSH

— Robert De Niro ᵖᵃʳᵒᵈʸ (@RobertDeNiroUS) January 12, 2020

I will be on @BBCWorld radio to discuss about anti regime protests in #Iran & how people of Iran are like hostage in the hands of Islamic Republic.
Today Security forces opened fire on protesters when they gathered to commemorate 176 victims of #PS572 airplane shot down by #IRGC pic.twitter.com/vAIQM0i1PH

— Masih Alinejad ?️ (@AlinejadMasih) January 13, 2020

Kujtojmë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka bërë thirrje publike Qeverisë iraniane që ta kursejë dhunën ndaj protestuesve duke shtuar se bota është duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet në Iran.