konfirmon policia

Të shtëna me armë në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë Tregut Agro-Ushqimor në kryeqytet.

Burimet nga Policia e Tiranës konfirmuan  se një person ka qëlluar dy herë me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga të shtënat, ndërsa në vendngjarje shkuan uniformat blu. Shkaqet janë të paqarta, kurse personi që qëlloi me armë është shpallur në kërkim. /tvklan.al