Të shtëna me armë zjarri po dyshohet të ketë ndodhur në Rrugën B në Prishtinë.

Sipas një lexuesi të shtënat kanë ndodhur rreth orës 22:05, ndërsa thotë se të shtënat kishin zgjatur për afër 5 minuta.

Ai thotë se janë parë forca të shumta të Policisë së Kosovës dhe një ambulancë.

Lexuesi po ashtu ka dërguar disa video ku dëgjohet sirena e Policisë së Kosovës.