Të shtëna më armë në lagjen Dardania në Prishtinë

Të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Dardania në Prishtinë.

Sipas raportimeve të “Sinjalit” një incident dyshohet të ketë ndodhur në njërin prej parkingjeve në këtë lagje.

Në bazë të informacioneve të para, në lokacionin ku ka ndodhur incidenti Policia s’ka gjetur ndonjë person të plagosur dhe ende nuk dihen rrethanat e rastit.

Tash e dy disa natë me radhë, Prishtina nuk po arrin të gjej qetësinë. Mbrëmë dy persona mbetën të vdekur si pasojë e shkrepjeve të armëve të zjarrit mes dy grupeve në lagjen Kolovica në Prishtinë.