Një grua ka mbetur e plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.

Ahmeti ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti. /Ballkani.info