Të shtëna me armë në fabrikën e Mercedesit në Gjermani, ka viktima

Një person u vra dhe një tjetër u plagos nga të shtënat në fabrikën e Mercedes Benz në Gjermaninë jugore, raporton Reuters duke cituar mediat gjermane.

Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje në fabrikën 56 në Sindelfingen, e cila monton S-Class, sipas gazetës Bild.

Sipas një raporti në një gazetë gjermane duke cituar policinë, i dyshuari u ndalua pas të shtënave në fabrikë.

Ai shtoi se motivi i të shtënave është ende i paqartë.

Policia konfirmoi më parë në Twitter se një operacion ishte duke u zhvilluar në fabrikë, por nuk përmendi viktima.

Mercedes konfirmoi se ka pasur një incident në fabrikë dhe se është në kontakt me autoritetet, pa dhënë detaje.