Të shtëna me armë në drejtim të diskotekës “Venom”, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në diskotekën “Venom”.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

 “Mbrëmë rreth orës 23:25, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në drejtim të një objekti, në rrugën  magjistrale Ferizaj – Prishtinë,  respektivisht në fshatin Llapnasellë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.

 Ai tha më tej se aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim identifikimin e personave  të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Ballkani.info